Lame: “Viti 2015 mund të konsiderohet maja e procesit të legalizimeve”

483
“Viti 2015 mund të konsiderohet maja e procesit të legalizimeve”. Kështu ka deklaruar drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame në një konferencë për shtyp të mbajtur paraditen e së enjtes.
“40 mijë familje shqiptare zgjidhën problemin e legalizimit të pronës”, tha Lame teksa shtoi se legalizimet janë reforma e parë për formalizimin e ekonomisë. 
Sipas tij me sistemin e ri, aplikimi për cërtifikatën e pronësisë do të ndiqet nga ALUIZNI.
Ndërsa përdorimi i një sistemi të unifikuar hartografie është risia tjetër e këtij procesi, e cila sipas Lames do të zgjidhë ngërçet nëpër institucione. 
Sigal