Lajm i fundit/ Prokurori i Përgjithshëm ‘i fut frikën deri në palcë’ PS, jep urdhrin urgjent, nga sot do…

Pas përfundimit të procesin zgjedhor, në një kohë që në vendin tonë vijon ende numërimi i votave, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka bërë një lëvizje ‘blic’.



Ky i fundit ka kërkuar prokurorëve që të intestifikojnë hetimet për krime zgjedhore.



Sigal

Kjo kërkesë e Çelës vjen pas akuzave dhe denoncimeve që PD dhe opozita kanë bërë, duke pretenduar për parregullësi.

Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se është duke vazhduar ndjekjen penale për rastet që lidhen me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.

Hetimi për parregullsitë në procesin zgjedhor është kërkuar edhe nga ndërkombëtarët. Një ditë më parë, ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman, kërkoi  nga institucionet shqiptare të hetojnë të gjitha parregullsitë e pretenduara në lidhje me procesin.