LAJM I FUNDIT/ Përplasen keq dy makina te “Rruga e Kombit”, 3 persona dërgohen me urgjencë në spital

98
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të rrugës së Kombit në aksin Milot-Fushë Krujë.

Mësohet se dy makinat janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën. Si pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Laçit ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë si pasojë e reshjeve të shiut.