LAJM I FUNDIT/ Makina del nga rruga në Korçë, plagoset një person

151
Sigal

Korçë : Mjeti del nga rruga në afërsi të fshatit Turan. Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë. Nga infot paraprake bëhet me dije se mjeti ka humbur kontrollin duke u rrëzuar në kanalin afër urës së Turanit. Drejtuesi i mjetit ka qenë i vetëm në makinë, ndërsa ka marrë lëndime të lehta e po dërgohet drejt spitalit për kontroll. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.