Koronavirusi/ Përfundojnë testet e reja të dyshuara, ministrja Manastirliu jep detajet

346
Sigal

Ndërkohë që koronavirusi ka vënë në alarm mbarë botën, e raste të reja po shtohen çdo moment, Shqipëria vijon të mbetet për fat e paprekur nga virusi.

Lajmin e ka dhënë sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, teksa ka inspektuar qendrën shëndetësore Bathore 3, e rindërtuar nga e para, pjesë e programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.

Gjatë inspektimit për masat e marra për COVID-19, Manastirliu deklaroi se deri mëngjesin e sotëm janë kryer 36 testime për COVID-19, të cilat rezultuan negative.

 

“Edhe pse të gjitha strukturat e shëndetësisë janë të fokusuara tek masat për parandalimin e koronavirusit të ri, nuk e kemi humbur fokusin nga programet e rindërtimit, nga premtimet tona.

Ndërkohë vijon pajisja me mjete të mbrojtjes personale të të gjithë strukturave të shëndetësisë. 1.2 milionë maska po shpërndahen ndërsa janë edhe 1 milion dollarë në dispozicion të spitaleve për të rritur stokun e mjeteve të mbrojtjes personale. Duhet thënë se deri tani janë testuar 36 raste, të cilat kanë rezultuar negative”, tha Manastirliu.