LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë me makinë në Tropojë, këmbësori i plagosur rëndë mbërrin me helikopter në Tiranë (DETAJE)

202
Sigal

Tropojë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:55, në qytetin e Bajram-Curri, automjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin E. T., ka aksidentuar këmbësorin shtetasi S. T.

I dëmtuar po dërgohet me helikopter në spitalin e Tiranës, për mjekim më të specializuar.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. T., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Tropojë për veprime të mëtejshme.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.