Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për interpelancë urgjente me Ramën

Kuvendi ka rrëzuar me 76 vota kundër kërkesën e Partisë Demokratike për zhvillimin e një interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama.

Kërkesa e opozitës u hodh në votim gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje, por nuk arriti të marrë mbështetjen e shumicës parlamentare.

Sigal

Pas votimit, kërkesa e deputetëve demokratë nuk u miratua, duke bërë që interpelanca urgjente me kryeministrin Rama të mos zhvillohet.