Kuvendi i 11 Dhjetorit/ Sekretari i PD Elbasan lexon 272 emrat e delegatëve: Kanë firmosur të gjithë me vullnet të lirë!

322
Sigal

Dega e Partisë Demokratike Elbasan ka bërë transparente sot përpara selisë së PD-së, emrat e 272 delegatëve të saj që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit më 11 Dhjetor.

Ata përfaqësojnë 67% të delegatëve të Elbasanit, nga 409 në total, sipas Bledi Himçi, sekretar i degës së PD.

Emrat e tyre janë lexuar një për një publikisht para mediave për qëllim transparence.

Himçi deklaroi se delegatët “kanë firmosur me vullnet të plotë, me dëshirë dhe me bindje të plotë për të ndryshuar tashmë rrjedhën e Partisë Demokratike.”

“Unë do t’ju citoj të gjithë emrat – tha ai, –  272 emra të delegatëve që kanë konfirmuar ardhjen në Kuvendin e datës 11 Dhjetor, nga 409 delegatë. E përkthyer ndryshe,  67% e delegatëve të Elbasanit do të jenë në Kuvendin e PD-së të thirrur nga ¼ e anëtarëve sipas statusit, për datën 11 Dhjetor.

Ju citoj 272 emrat:

1) Blendi Himçi, sekretar i degës Elbasan

2) Durim Çekrezi, nënkryetar i degës Elbasan….

(Lista vijon në video)