Spaho takim me demokratët e Qarkut Korçë: Ja sa delegatë kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit

288
Sigal

Demokratët e Qarkut të Korçës kanë nisur përgatitjet për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit. 

Drejtuesi politik i PD në Korçë, Edmond Spaho ka zhvilluar takime me delegatët e këtij qarku. Në një postim në rrjetin social Facebook, Spaho shkruan se mbledhja e firmave në këtë qark ende vazhdon.

Ai shton se qëndrimi i tyre është i vendosur në mbështetje të Berishës dhe ‘Foltores’ së tij, për një PD më të madhe, më të bashkuar dhe më të hapur, për të shkarkuar Lulzim Bashën dhe rrëzuar narkoshtetin e Edi Ramës.

Spaho njofton gjithashtu edhe numrin e delegatëve që kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit.

Sipas tij, në degën e PD Pogradec kanë firmosur 101 delegatë, në Devoll 68, në Maliq 65 si dhe në ish-komunën Bulgarec të Bashkisë Korçë, kanë hedhur firmat në formular 17 nga 20 delegatë në total.

Postimi i plotë i Spahos:

Dje isha në Bashkitë Pogradec, Devoll, Maliq dhe ish komunën Bulgarec për të ndjekur përgatitjet për Kuvendin e PD në datën 11 Dhjetor.

Nga evidentimi i firmëtarëve emër për emër, rezulton që deri dje situata paraqitet e tillë:

Në Pogradec nga 155 delegate të Kuvendit kanë firmosur 101 delegatë.

Në Devoll nga 104 delegatë gjithsej kanë firmosur 68 delegate.

Në Maliq nga 118 delegatë kanë firmosur 65 delegatë. Në këtë Degë 7 delegatë nga ata që nuk kanë firmosur ndodhen jashtë vendit.

Në ish komunën Bulgarec (pjesë e Bashkisë Korçë) nga 20 delegatë kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit në datën 11 Dhjetor, 17 delegatë.

Në tërësi rreth 65% e delegatëve të Kuvendit të PDSH në këto njësi, kanë firmosur për mbajtjen e tij në datën 11 Dhjetor dhe sipas axhendës së publikuar.

Mbledhja e firmave nga delegatë që ende nuk kanë firmosur vazhdon. Dje më dorëzuan edhe 16 formularë të tjerë të firmosur për të mbajtur Kuvendin e PDSH në datën 11 Dhjetor.

Delegatë të shumtë më konfirmuan se drejtues të degëve të mësipërme i kanë kontaktuar dhe ju bëjnë presion që të firmosin për antiKuvendin e datës 18 Dhjetor.

Pavarësisht kësaj, qëndrimi i tyre është i vendosur në mbështetje të Doktor Berishës dhe foltores së tij, për një PD më të madhe, më të bashkuar dhe më të hapur, për të shkarkuar Lulzim Bashën dhe rrëzuar narkoshtetin e Edi Ramës.