Kushtetuesja rrëzon vendimin e qeverisë për pezullimin e ndërtimeve

482
Me 7 vota pro dhe dy kundër gjykata kushtetuese ka vendosur të rrëzojë vendimin e këshillit të ministrave dhe Këshillit Kombëtar të Territorit të marrë më 22 gusht të 2014-ës ku në pikën 3 të vendimit pezullohej dhënia e lejeve të ndërtimit deri në konstituimin e organeve të reja të pushtetit lokal të cilat do dalin nga zgjedhjet e 21 qershorit.
Vendimi mban datë 16 qershor 2015 dhe është zbardhur vetëm këtë të martë nga gjykata kushtetuese nga e cila rezulton se mendim pakice janë gjyqtarët Fatos Lulo dhe Besnik Imeraj. 
Vendimi i KKT-s që ndër të tjera pezullonte dhe lejet e ndërtimit dhe ato zhvillimore u ankimua në kushtetuese nga shoqata e bashkive të shqipërisë, shoqatë kjo e cila drejtohet nga kreu aktual i bashkisë së tiranës Lulzim Basha.
Në pikën 31 të vendimit gjykata kushtetuese shprehet si më poshtë, “Gjykata vlerëson se pretendimet e paraqitura nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë janë të bazuara pasi vendimi i KKT-së objekt shqyrtimi ka cenuar parimet kushtetuese të decentralizimit dhe të autonomisë vendore dhe se pushteti qendror, me miratimin e vendimit nr. 1/2014 të KKT-së, nuk ka respektuar standardet kushtetuese dhe parimet e Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore.”
Padia e shoqatës së bashkive është pranuar pjesërish vetëm me shfuqizimin e vendimit numër 1 të kkt pasi ndër të tjera ishte kërkuar dhe Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet qeverisjes vendore (Bashkia Tiranë) dhe pushtetit qendror (Këshilli i Ministrave/Këshilli Kombëtar i Territorit).
Për të arritur në këtë konkluzion gjykata kushtetuese ka dashur plot 8 muaj, pasi padia e shoqatës së bashkive është pranuar dhe procesi gjyqësorë për këtë padi ka nisur më 25 nëntor të vitit të shkuar.
Sigal