Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron për portin e Sarandës. Kolegji penal ka refuzuar rekursin e paraqitur nga Kompania Marina Bay Saranda.
Marina Bay Saranda është kompani bashkim operatorësh e dy biznesmenëve z.Artan Dulaku dhe Shefqet Kastrati.
Ata morën me kontratën Partneritet Publik Privat portin e Sarandës, por pas hetimeve të Spak kjo kontratë është e pezulluar dhe me vendim të Spak aty smund të bëhet asnjë veprim.
Më herët sekuestron në fuqi e la dhe Gjykata e Posaçme e Apelit , që rrëzon ankimin e kompanisë “Marina Bay Saranda” për sekuestron e vendosur nga SPAK në projektin e portit të Limionit në Sarandë.
Qeveria shqiptare me një kontratë qiraje 20 vite dha në përdorim këtë pjesë të portit ushtarak tek “marina bay saranda” e cila është kompani me aksionerët Concord dhe Kastrati.



















