Kushi ftesë rinisë: Së bashku të japim kontribut për zhvillimin e Shqipërisë

217
Sigal

“Roli i Rinisë Shqiptare dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm si Mekanizëm Ndërhyrës” ishin kryefjala e konferencës së organizuar nga Fondcioni “Qemal Stafa” dhe Fondacioni “Friedrich Ebert”. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi u shpreh se në këtë konferencë shumë të frytshme, u zhvillua një diskutim i hapur nga aktorë të ndryshëm, mbi rininë dhe rolin e saj kyç në zhvillimin e vendit.

Kushi theksoi se objektivi madhor i qeverisë mbetet që kapitalin njerëzor që ka Shqipëria ta orientojë në zhvillimin e vendit, ku një pjesë të madhe të rëndësisë e zënë pa diskutim të rinjtë shqiptarë.

”Plani i Veprimit për Rininë 2015-2020, ligji për rininë i miratuar në 2019, Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, punësimi i studentëve ekselentë në administratën publike apo edhe nisma më e fundit ”Gati për Shqipërinë”, janë disa prej iniciativave konkrete të ndërmarra kohët e fundit”.

PO ashtu nënvizoi se vetëm para pak ditësh ka filluar edhe puna për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2026 për vizionin dhe zhvillimin e politikave rinore. Në mbyllje të fjalës së saj, Kushi theksoi rëndësinë e madhe që ka rikthimi i të rinjve për të dhënë kontributin e tyre në Shqipëri.