Rruga e Velipojës pa sinjalistikë, Sterkaj refuzon përgjigjen

506
Sigal

Aksi rrugor Shkodër-Velipojë ka rrugë të amortizuara, pa ndriçim dhe barriera anësore. Ora News ka bërë një vëzhgim në këtë aks ku pavarësisht premtimit për nisjen e punimeve që në muajin qershor, ende nuk është bërë asgjë. Nga ana tjetër edhe Drejtori i Autoritetit Rrugor të Shkodrës refuzon të japë një përgjigje.

Ndonëse një nga rrugët më të rëndësishme për turizmin, aksi Shkodër-Velipojë është lënë në mëshirë të fatit.

Amortizimi i rrugës, mungesa e ndriçimit dhe e barrierave mbrojtëse janë të dukshme.

Vetëm pak kohë më parë, Drejtori i Autoritetit rrugor të Shkodrës premtoi se prej muajit qershor do të nisnin punimet në këtë aks.

Ora News ka bërë një vëzhgim në këtë aks, ku rezulton se nuk ka nisur asnjë lloj punimi pavarësisht premtimit.

Drejtuesi i mjetit: Nuk ka sinjalsitikë. Duhet me ec avash, sidomos gjatë natës është shumë e rrezikshme. Tek kush të ankohemi? Se vë njeri ujin në zjarr për këtë punë, por rreziku i njerëzve.

Pas një javë tentative për të marrë një përgjigje nga Drejtori i Autoritetit Rrugor të Shkodrës, ky i fundit i është shmangur përgjigjes.

Gazetarja: Jam Sonila Musaj, gazetare e Ora News.

Shkëlqim Sterkaj: Po Sonila më thuaj.

Gazetarja: Kemi lënë një takim paraprakisht për sot në orën 10:30, por ju nuk jeni në zyrë.

Shkëlqim Sterkaj: Kam lëvizur se kam pas emergjenca, më ka thirrur Drejtori i Përgjithshëm. E lëmë për të hënën  nga ora 11:00.

Ora News do të vijojë me inistitimin për të gjetur një përgjigje ditën e hënë nga Drejtori Stërkaj.