Kushëriri pas hekurave se i dogji dy herë lokalin/ “S’duhet të shesin alkool, muzika është haram”, Noizy thyen heshtjen: Besimtar ekstrem

73
Sigal

Këngëtari Noizy ka reaguar në lidhje me ngjarjen që ndodhi sot në lokalin e tij, të cilit iu vu zjarr, ndërsa pas hekurave përfundoi kushëriri i tij, Eraldo Musteqja.

Në një postim në rrjetet sociale, Noizy ka treguar se është rritur me 26-vjeçarin, ndërsa thekson se shkak i këtyre akteve është bërë fakti se i riu është bërë besimtar ekstrem.

“Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet sduhet të shesin alkol dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë smund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë.
The beautiful @zins_durres është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro ❤️”, shkruan Noizy.