Shqipëria ndër vendet kryesore tranzit të trafikimit të heroinës dhe kokainës, raporti i OKB-së: Në 2012, u rrit konkurrenca e grupeve nga Ballkani

67
Sigal

Shqipëria është një nga vendet kryesore tranzit të trafikimit të heroinës dhe kokainës, sipas zyrës së Kombeve të Bashkuara kundër Drogës dhe Krimit në raportin e fundit.

Ndërkohë vlerësohet se grupet kriminale shqipfolëse në trafikun e kokainës në Europë, nga viti 2012 kanë rritur ndjeshëm konkurrencën, kanë ulur çmimet dhe kanë përmirësuar cilësinë e drogave, duke ndikuar në këtë mënyrë në rritjen e konsumit e saj. Raporti publikoi dy harta në të cilat përfshihet Shqipëria.

Në hartën e parë: “Vendet kryesore të identifikuara si burim dhe tranzit i ngarkesave të heroinës, bazuar në konfiskimet për periudhën 2018-2021”, Shqipëria se bashku me shtete të tjera të Ballkanit është identifikuar si rrugë tranzite e trafikimit të heroinës.

Në një tjetër hartë te raportit “Rrugët e raportuara të trafikut të kokainës dhe kanabisit midis shtetit Bolivisë dhe vendeve të tjera, 2010–2022”, Shqipëria rezulton se ka lidhje direkte me Bolivinë për trafikun e kokainës.

Shqipëria del edhe dhe në harta të tjera si ajo e trafikimit te drogës nga Kolumbia,

Raporti përmend se nga viti 2012 është rritur konkurrenca e grupeve kriminale nga Ballkani, duke filluar me grupet shqipfolëse, në sigurimin direkt të kokainës në Amerikën Latine, çka ka rritur konkurrencën mes trafikantëve që furnizojnë tregjet e Europës Qendrore e Lindore, destinacioni i dytë më i madh për drogat.

Kjo konkurrencë ka përmirësuar eficencën në zinxhirët e furnizimit, ka përmirësuar cilësinë dhe ka ulur çmimet, duke ndikuar në rritjen e konsumit, thekson raporti.

Përdoruesit e kokainës arrinin ne në 22 milionë në vitin 2021. Raporti thekson se 1 në çdo 17 persona të moshës 15-64 vjeç në botë ka përdorur një lloj drogë në 12 muajt e fundit. Kanabisi vazhdon të jetë droga më e përdorur, me rreth 219 milionë përdorues.