Kush është pronari i servisit që u vra në derën e biznesit mbëmjen e sotme?

775
Sigal

Dorian Shkoza, është një nga personat që u ekzekutua këtë mbrëmje në lagjen Nr.14 në Shkozet, në Durrës, ku viktimë e atentatit mbeti edhe shtetasi Anxhelo Avdiaj.

Shkoza ishte baba i dy fëmijëve dhe ishte pronar i një servisi makinash dhe është qëlluar pikërisht në derën e servisit.

Mësohet se ai ka qenë i dënuar me 8 vite burgim për trafik të lëndëve narkotike.

Ndërsa viktima tjetër Anxhelo Avdiaj, 24 vjeç, kishte pak kohë që ishte kthyer nga Anglia.

Dorian Shkoza mësohet gjithashtu se në vitin 2015, është proceduar për një aksident të rëndë të ndodhur në Durrës.

Njoftimi i policisë                                                 

Më datë 09.04.2015, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dorian Shkoza, 26 vjeç, banues në Durrës, i paisur me leje drejtimi klasi “B”, sepse në rrugën “Dritan Hoxha”, duke drejtuar mjetin me targa AA232FL, ka përplasur këmbësorin T.M, 29 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua në SQU, në gjëndje të rëndë. (Neni 290 i K.Penal)