Kush është prokurori Arjan Ndoja, shenjestra e atentatit në Durrës

565
Sigal

Arjan Ndoja, shenjestra e atentatit të para pak minutave në Durrës, është prokurori që u vu në qendër të vëmendjes së opinionit publik, pas u shigjetua nga kreu i ekzekutivit, Edi Rama dhe zv.kryeminsitri, Erion Braçe, për lidhje me krimin e organizuar.

Këto deklarata u kryen pas arrestimit të ish-drejtorit të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula, tashmë i liruar, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Ndoja u sulmua nga Rama dhe Braçe pikërisht sepse ishte prokurori  që kishte marrë nën shqyrtim dosjen e hetimit mbi Pulën.

Megjithatë, krahas pretendimeve të ngritura nga dy eksponentët e qeverisë, disponohen disa fakte që dëshmojnë shkeljet e mëparshme të Ndojas me detyrën.

Më 19 korrik 2018, Ilia Ilia, avokati që ka mbrojtur Lul Berishën u dhunua fizikisht nga dy persona teksa po dilte nga Gjykata. Avokati akuzoi se pas ngjarjes fshihej prokurori Ndoja, me të cilin ka debatuar gjatë një seance gjyqësore.

Kam dalë nga seanca gjyqësore e Gjykatës së durrësit rreth orës 10:30 dhe po ikja nga Prokuroria. Më del një person përpara dhe më thotë ti je ai që i ke bërë karshillëk prokurorit Arjan Ndoja dje në seancë gjyqësore, ke bërë të fortin. I thash kush je ti, ai më ofendoi, i ktheva të njëjtën përgjigje. Jam goditur nga ky dhe personi tjetër që erdhi. Dje në seancë gjyqësore më kanosi prokurori.”-u shpreh avokati Ilia.