Kursi i këmbimit/ Euro dhe dollari fitojnë pikë ndaj lekut

589
Sigal

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën, monedhat e huaja shënuan rritje kundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet sot me 123,87 lekë ose 0,10 lekë më shumë se të premten. Ndërsa monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0,13 lekë dhe këmbehet me 106,35 lekë.Paundi britanik dhe franga zvicerane, këmbehen sot me lekun respektivisht në vlerat 136,60 lekë dhe 114,75 lekë.

Monedha britanike por edhe franga zvicerane fituan terren kundrejt lekut, respektivisht me 1,34 lekë dhe 0,24 lekë.