Kur media ndihmon “partitë” të demokratizohen

696
Sigal

 Shënoi një tjetër fitore të medias, besoj informacioni që përcolli “Telegraf”  mbi zhvillimet e dy muajve të fundit në Partinë Socialiste dega Sarandë  Një fitore jo në betejë me ndonjë parti politike  sesa një fitore në investimin për të pasur qytetarë të lirë dhe jo anëtarë të nënshtruar të grupimeve të pushtetshme që arritën të blinin gjithë gazetat për të mos u lexuar nga lexuesit.

Deputetja Luiza Xhuvani nuk ju gënjeu vetëm juve në linjë telefonike, në përgjigjet e saj – pyetje të thata kërcënuese se nga ka dalë ky informacion, ku tregohet qartë se sa pak  demokraci investohet ne bazën politike të qënurit afër liderit jep privilegje për të mbajtur pa rivalë vendin në listën e deputeteve të qarkut si grua… Dy muaj më parë raportova mbi shkeljen e statutit të kësaj partie përmes intervistave  të anëtareve që u paragjykuan. Në zgjedhjet e grave të qytetit në Sarandë deputetja Luiza Xhuvani në shoqërinë e regjisorit Kiço Londo përdori një shkresë, si një udhëzim mbi udhëzim, pa vulë dhe firmë, me të cilën arriti që delegatët t’i zgjidhte vetëm ajo dhe kryetari i rrethit dhe të përjashtohej nga procesi kryetari i degës së qytetit.   Kronika televizive mbi shqetësimin e  zonjave të Sarandës në PS u harrua bashkë më tërheqjen e vëmendjes së kryeministrit nga faltorja e Parlamentit për t’u dëgjuar nga lideri i Partisë Rama. Madje, rregullat që u vendosën ishin më të rrepta. Pak ditë më pas u zhvilluan të paralajmëruara se vjen “Edi Rama” zgjedhjet e grave të rrethit. Ato  u bënë pa praninë e kamerave të gazetarëve, duke i nxjerrë gazetarët me policë bashkiakë nga një sallë e mbushur me administratë të bashkisë ku u votua emërimi radhës i pëlqyer nga zonja Xhuvani dhe ish-kryetarja e PS Rajmonda Gjoni.  Ndërkohë që, hartimi i kërkesës për votëbesim ndaj kryetarit të PS/së rrethit Sarandë e riktheu vëmendjen mbi zhvillimet brenda kësaj force poetike, po ashtu si kilometrat larg Tiranës edhe reagimet kaluan heshturazi. Në fjalimet përballë qytetarëve që kanë nevojë për bukën e ditës, në pritje për një punësim, në nevojën për t’u ndier në qeverisjen lokale si militantë drejt fitores tjetër, drejtuesit lokalë zgjodhën fjalët e mëdha, deputetët që vinin (pa Xhuvanin tashmë) kërkojnë vetëm bashkimin për zgjedhjet e ardhshme. Kjo i fyeu socialistët e Sarandës, të cilët kishin respektuar statutin e partisë së tyre dhe duhet sa herë mbërrijnë emisarët nga Tirana të tundin kokën “po, po, po” dhe të presin të mirat që vijnë nga tundja  e kokës. Në fakt kjo është sa çështje e brendshme e një partie aq dhe rreziku i hapur i mungesës totale të demokracisë. Në fund të fundit grupimet politike dhe anëtarët kontribuues në to janë identiteti  i demokracisë në politikë, dhe kjo demokraci e munguar shton numrin e njerëzve kokulur. Paragjykimi i zgjedhur në rastin e zhvillimeve të PS/së në Sarandë e ka thelluar marrëdhënien konfliktuale mes qeverisjes lokale të kritikuar rëndë edhe nga lideri, dhe bazës së Partisë tashmë e vendosur në kampin pro apo kundër. Një presion i hapur mbi të punësuarit e pakët që kanë firmosur mocionin për t’u tërhequr, lënia në harresë e tij, dhe fillimi i fushatës për tu bashkuar në fitoren e 2013 po e thellon më shumë hendekun mes grupeve të interesit të kësaj partie në Sarandë . Gazeta “Telegraf” guxoi dhe hapi përmes shkrimit të Elvis Hysit informacionin, që nëse ne Tiranë harrohet nga moria  e lajmeve në Sarandë jo dhe aq lehtë. Si fillim u blenë të gjitha gazetat ditën e parë në pikat e shitjes nga dy persona të dërguar me telefon. Ditën e dytë të ribotimit gazetat më të shumta në kopje mbërritën te lexuesit, ndërsa dera e PS ishte e mbyllur gjithë ditën dhe bashkia bosh pasi drejtuesit lokalë ishin nisur urgjent drejt Tiranës. Shkrimi juaj riktheu sinjalin e investimit për demokracinë përmes medias në provincë aty lajmet qëllojnë edhe thonë diçka për banorët. Pasi informacioni mbet  “peng” në Sarandë, peng edhe i paragjykimit kur rrekesh të informosh, peng i administratës ku gazetari profesionist dhe kryetar i sindikatës së gazetarëve është i detyruar të bëhet zëdhënës i bashkisë. Kjo mbajtje e informacionit “peng” nuk është e re këto muaj në skajin jugor, ku s ekziston më media lokale informuese për interesa te publikut qoftë dhe pjesërisht, nga ku ju dërgojmë korrespodenca të vakura kur njerëzit humbasin jetët në aksidente, shtro dhe disa “qoka” informuese. Kështu që  faleminderit kolegë të telegrafit pasi s besoj se e keni pasur të lehtë ditën e  punës pas botimit të informacioneve  jashtëklanore.