Kundërshtoi policinë dhe tentoi të hyjë me forcë në ambientet e komisariatit, arrestohet 27-vjeçari nga Fieri

206
Sigal

Policia ka arrestuar një 27-vjeçar i cili kundërshtoi efektivët në Fier.

Gjithashtu i riu me iniciale D.P ka tentuar të hyjë me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin D. P., 27 vjeç, banues në Shtyllas, Fier, i cili ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë pasi ka tentuar të futet me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.