“Kundër shfrytëzimit të ujit të burimit të Sinecit”/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë në Kuçovë, një i lëndua

194
Sigal

Përplasje janë shënuar sot në Kuçovë, ku banorët e fshatit Lumas janë konfrontuar me policinë pasi kundërshtojnë projektin në burimin e Sinecit.

Banorët janë kundër shfrytëzimit të ujit të burimit për një ujësjellës të bashkisë.

Raportohet se banorët kanë bllokuar mjetet e firmës së projektit që prek lumin në fjalë. Ndërkohë raportohet për një të lënduar.

Banorët pretendojnë se projekti është bërë pa u konsultuar. Po ashtu ata pretendojnë se burimi përdoret prej shekujsh për vaditjen e tokave dhe për kafshët dhe nuk do të lejojnë vijimin e projektit.

Po ashtu mësohet se banorët kanë hartuar një peticion dhe do të hedhin në gjyq bashkinë e Kuçovës.