Rasti i dytë me koronavirus në Mirditë: Bashkëshortja infermiere e të prekurit të parë

310
Sigal

Mirdita ka konfirmuar sot rastin e dytë me koronavirus.

Burimet thonë se bëhet fjalë për bashkëshorten e pacientit të parë, punonjës i administratës së spitalit të Rrëshenit.

Tamponi i parë i ka rezultuar negativ, por tamponi i dytë ka rezultuar pozitiv.
Gruaja punon si infermiere në poliklinikën e Rrëshenit. Për fat, kjo poliklinikë ka qenë e mbyllur prej 20 ditësh. Gruaja nuk ka pasur kontakte me kolegët e poliklinikës dhe dyshimet janë se infeksionin e ka marrë nga bashkëshorti.

Harta e të prekurve nga COVID-19 po zgjerohet në Tiranë, Durrës, Shkodër, Mirditë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intensitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 129 raste
– Durrës 26 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Fier 23 raste
– Kavajë 4 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 15 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 8 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 2 raste