Kultivoi drogë, arrestohet 53-vjeçari në Bubq

30
Sigal

Një 53-vjeçar me inicialet A.H., banues në Bubq ka rënë në pranga pasi akuzohet për veprën penale të kultivimit të lëndëve narkotike.

Sipas Policisë, Gjykata e Apelit i ka caktuar masës e sigurisë  “Arrest në burg”, 53-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin A. H., 53 vjeç, banues në Bubq, pasi Gjykata e Apelit i ka caktuar masës e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.