Kukës/Kanos një shtetas, arrestohet nga policia

513
Sigal

Gazeta Telegraf/  Një shtetas nga  fshati Shtanë, Kukës është arrestuar nga policia,pasi për motive të dobëta ka kanosur shtetasin Sh.P., 42 vjeç, banues në fshatin Shtanë.  Gjithashtu sekuestrohet një armë
zjarri, tip “automatik”.

 

Nga specialistët të Seksionit të
Hetimit dhe Parandalimit Krimit, në komisariatin e Policisë Kukës, më datë
30.09.2016, u bë arrestimi në flagrancë i  shtetasit:-Zenel  Çoti, 66
vjeç,  banues në fshatin Shtanë, Kukës.

 

 

Gjithashtu gjatë kontrollit të
ushtruar në banesën e shtetasit Zenel Çoti, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e
provës materiale një armë  zjarrit tip” automatik”, me 15
fishekë, pa leje.


Materialet i kaluan Prokurorisë së
Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e
armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Kanosja”, parashikuar nga
nenet  278/1 dhe 84 i K.Penal.