Sezonit veror i shtohet 15% i tatimit! Ata që japin shtëpi me qera duhet të paguajnë

655
Sigal

Të gjitha familjet në zonat turistike të vendit që japin apartamente apo banesa me qira duhet t’i deklarojnë tek tatimet dhe të paguajnë taksën 15 % .

Në kuadër të fushatës kundër informalitetit në turizëm Drejtoria e përgjithshme e tatimeve u ka bërë thirrje individëve që japin mjedise me qira të zbatojnë vullnetarisht ligjin, në të kundërt do të jenë subjekt i masave ndëshkuese.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Financave, qytetarët që japin banesa me qira janë të detyruar të deklarojnë dhe të paguajnë tatimin në masën 15% të të ardhurave. Kjo pagesë duhet të kryhet tek tatimet jo më vonë se data 20 e muajit që pason kohën kur është arkëtuar qiraja.

Sipas ligjit në fuqi, personat që fitojnë të ardhura nga qiratë duhet të paraqiten vetë pranë drejtorive rajonale të tatimeve për t’u regjistruar për këtë përgjegjësi tatimore.

Sipas Tatimeve, ata persona të cilët nuk do të bëjnë deklarimin do të përballen me masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi, fillimisht me gjobë dhe në rast të përsëritur do të kallëzohen penalisht për evazion fiskal.

Analiza e riskut në administratën tatimore e ka nxjerrë turizmin si një nga sektorët me informalitetin më të lartë në vend. Pak ditë më parë, tatimet i kanë bërë thirrje edhe bizneseve të kësaj fushe, si hotelet apo baret dhe restorantet që të vetëdëklarojnë detyrimet tatimore, në të kundërt do të jenë subjekt i kontrolleve të hollësishme nga inspektorët e tatimeve.