Kukës/ Goditi me grushte dhe kanosi mjekun në detyrë, arrestohet 32-vjeçari i shpallur në kërkim

Në prangat e policisë ka rënë një 32-vjeçar nga Kukësi , i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Sipas njoftimit të policisë, më datë 16.05.2024, 32-vjeçari ka kanosur dhe goditur me grusht, për shkak të detyrës, mjekun D. R., 58 vjeç.

NOA

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi/ Drejtoria Vendore e Policisë Kukës

Komisariati i Policisë Kukës, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, ka kapur dhe ndaluar shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Kukës, i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi më datë 16.05.2024,  ka kanosur dhe goditur me grusht, për shkak të detyrës, mjekun D. R., 58 vjeç.  

Komisariati i Policisë Tropojë arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 49 vjeç, banues në fshatin Luzhë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.