Kukës – Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, transportonin 15 shtetas të huaj siranë

494
Sigal

Gazeta Telegraf/ Në vijim të operacionit antitrafik të koduar
“Kaskada”, ku u 
arrestuan në flagrancë 4 shtetas, për veprën penale
” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, në bashkëpunim”, të
cilët u kapën në flagrancë, duke transportuar 15 shtetas të huaj siranë, të cilët
nëpërmjet kufirit të gjelbër do t’i kalonin për në Kosovë, kundrejt fitimit.

Kapet dhe ndalohet një shtetas tjetër si bashkëpunëtor.

 

Më datë
04.10.2016, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve & Trafiqeve, në
Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, bënë kapjen dhe
ndalimin të
shtetasit të shpallur në kërkim, konkretisht:

 

-Jani Shabani, 48 vjeç, banues në
Tiranë.

 

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës me shkresë Nr.1581, datë.04.10.2016, ka
urdhëruar ndalimin për veprën penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, në bashkëpunim”,
parashikuar nga neni 298/2 e 25 i K.Penal.

 

Materialet hetimore do ti kalojnë për veprime të mëtejshme
Prokurorisë.