Kujtim Bizhga: Shrbimi zjarrfikës dhe reforma teritoriale 

245
Sigal

 

  • Disa pyetje që duan përgjigje nga ata që e kanë drejtuar dhe drejtojnë këtë shërbim
  • A do të ndryshojë Shërbimi Zjarrfikës bashkë me Reformën Teritoriale ?
  • Kush duhet ta drejtojë këtë shërbim? Drejtoria e Përgjithshme MZSH-së, Agjensia e EC, Bashkia , Prefektura apo Rajoni?
  • A do t’i marrë DPMZSH-së të gjitha përgjegjësitë për drejtimin e Shërbimit Zjarfikës, apo do të vazhdojë të funksionojë akoma si një sipëmarrje private e Alfred Kristulit?

Kujtim Bizhga
Ish komisar zjarrfikës

Me ndryshimin e hartës teritoriale të vëndit dhe organizimit të ri të pushtetit vendor, detyrimisht duhet të ndryshojë edhe mënyra e organizimit të Shërbimit Zjarrfikës. Periudha shtatë vjeçare e qëndrimit të këtij shërbimi në Bashki tregoi se ky kalim ishte i gabuar, i parakohshëm dhe për mendimin tim dhe të shumë specialistëve, i dështuar. Kalimi i këtij shërbimi dorë më dorë, nga një ministri te tjetra, nga një istitucion te tjetri, nga policia te prefektura, e pastaj në bashki e la këtë shërbim në këtë prapambetje që ka sot. Veç kësaj ky shërbim kaq i rëndësishëm i sigurisë kombëtare është parë nga politika dhe qeveritë si shërbim i dorës së dyte , si vend pune për militantë, për rehati e rrumpallë. Ky shërbim ka mbetur mbrapa në të gjitha komponentët e tij, i patrajnuar, teknika paisjet të pakta e primitive, i keqtrajtuar financarisht. Vajtja e këtij shërbimi në bashki solli edhe degradimin e tij. U turrën kryetarët e Bashkive për të punësuar në këtë shërbim me grada njerëzit e tyre mbështetës politik, të paaftë dhe pa profilin përkatës. U larguan ose u dorëhoqën nga puna shumë profesionistë , njerëz pasionantë të përkushtuar me eksperiencë se nuk preferoheshin ose nuk janë me partinë e kyetarit të Bashkisë.

Strukturat, pozicionet, numri limit i punonjësve specialistë me grada të përcaktuara sipas rregulloreve dhe normave të funksionimit të këtij shërbimi u ndyshuan si dhe sa herë duan të largojnë dikë nga puna, sipas tekave, dëshirave të kryetarëve. Zjarrfikësit dhe teknika e tyre përdoret për punë të tjera dhe jashtë misionit të këtij shërbimi. Teknika nuk u modernizua kurrë , vetëm u shtua numuri i makinave të vjetra, kurse për trajnimin e zjarrfikësve nuk bëhet fjalë. Zjarrfikësit mbetën me një pagë shumë të ulët dhe askush nuk përgjigjet për këtë problem. Buxheti i dhënë nga shteti për mbajtjen e këtij shërbimi keqpërdoret si dhe ky shërbim nga shumë kryetarë bashkish shikohet si shërbim i zakonshëm, bile i rëndomtë i rrumpallës dhe mund të bëjnë ç’të duan me të pa pyetur për ligjin 152/2015 të funksionimit të këtij shërbimi. Për të gjitha këto e të tjera Drejtoria e Përgjithshme e MZSH-së asnjëherë nuk ka mbajtur qëndrim ligjor, por e ka thelluar dhe përkeqësuar problemin me papërgjegjshmërinë, paaftësinë servilizmin, dashakeqësinë e saj. Përveçse bashkitë nuk mund ta mbajnë, menaxhojnë, drejtojnë dot këtë shërbim kaq të rëndësishëm të sigurisë një problem është edhe ndarja e herë pas hershme e hartës territorial, sepse ky shërbim funksionon në bazë Bashkie. Sa herë mund të ndryshojë numri i bashkive, komunave, njësive administrative aq herë duhet të ndryshojmë edhe numri i stacioneve dhe sektorëve zjarrfikës. Nuk duhet të funksionojë kështu! Ka ardhur koha e krijimit të një Komisioni specialistësh për REFORMIM ku të përcaktohet MODELI i organizimit të këtij shërbimi dhe bërja e një ligji të ri të mirëmenduar dhe sa më jetëgjatë, që t’i përshtatet kushteve të vëndit tonë. Interesi jonë është mbajtja e një trupe zjarrfikëse të GP të centralizuar, të vogël në numur , me teknikë e paisje moderne, të shkolluar, trajnuar profesionalisht, të mirëpaguar, të drejtuar nga profesionistët, sa më larg politikës në mënyrë që edhe buxhetit të shtetit t’i kushtojë sa më pak mbajtja e këtij shërbimi. Llogjika e thjeshtë duhet të na çojë drejt cilësisë dhe jo drejt sasisë. Si mund të mbajmë akoma automjete zjarrfikëse të vjetra, të cilat na kushtojnë miliona për mirëmbajtje e karburant kur me këto para mund të blejmë të reja? Bashkitë të mbajnë dhe organizojnë Shërbimin Vullnetar Zjarrfikës. Modeli më i mirë do të ishte Centralizim me vartësi të plotë nga Drejtoria e Përgjithshme e MZSH-së ose me Drejtori Rajonale nën administrim të Rajonit.

Numri i këtyre Drejtorive të jetë i njëjtë me numrin e Rajoneve që do përcaktojë reforma e re teritoriale. Duhet patur parasysh se numri dhe përcaktimi i vëndndodhjes të Stacioneve Zjarrfikës nuk duhet të përcaktohen vetëm nga numri i popullsisë (një zjarrfikës për 1500-2000 banorë) por për nga shtrirja në territor, industria, turizmi, tunele, pyje, porte, aerodrome, qëndra të depozitimit dhe përpunimit të lëndëve djegëse objekte me rrezikshmëri të lartë zjarri, që ndodhen në këtë territor, ku do vendoset stacioni zjarrfikës. Duhet të krijohen stacionet zjarrfikës Tip dhe veç këtyre edhe disa (2-3) stacione Speciale, (SSZ) të paisur me teknikë dhe paisje speciale për ndërhyrje të vështira kundra zjarrit dhe në emergjenca kombëtare si tërmete, përmbytje etj. Në këtë Reformë rëndësi duhet t’i jepet mënyrës së organizimit dhe funksionimit të Sektorit të Parandalimit dhe atij të Hetimit të zjarrit, sidomos trajnimit dhe shkollimit të punonjësve të këtij sektori, sepse sot atje punojnë njerëz me një nivel profesional që lë për të dëshiruar. Parandalimi dhe Hetimi nuk mund të jenë në vartësi të Bashkisë, keqpërdoret dhe ka konflikt interesi me kryetarin e Bashkisë.

Një problem i rëndësishëm që kërkon zgjidhje është edhe përgatitja, shkollimi, trajnimi i zjarrfikësve dhe kriteret që duhet të plotësojnë punonjësit e të gjitha niveleve dhe sidomos atyre drejtues e komandues. Një tjetër çështje që duhet të studiohet është edhe raporti i marrëdhënieve midis Shërbimit Zjarrfikës dhe Emergjencat Civile. A duhet të ketë një lidhje strukturore, organizative midis këtyre dy institucioneve që janë krijuar për të njëjtin qëllim? A nuk do të ishte më mirë që këto të dyja të ishin në vartësi të të njëtës Ministri si psh ajo e Mbrojtjes?
Që të arrijmë te ndryshimi na duhet një Drejtori e Përgjithshme ndryshe: me njerëz profesionistë, pasionantë largpamës, sepse kjo që kemi pasur dhe kemi gjer më sot, me këtë përgjegjësi, organizim e drejtim e me këtë staf që ua ka mbyllur sytë burokracia, paaftësia, paligjshmëria nuk do t”ja arrijmë kurrë qëllimit të Reformimit. Paligjshmëria është dhe konkluzioni i Kontollit të Lartë të Shtetit pas kontrollit, që i bëri kësaj Drejtorie para disa muajsh. Kush duhet të përgjigjet për këtë paligjshmëri?
Veç papërgjegjshmërisë së kësaj klase politike për gjëndjen e mjeruar të këtij shërbimi përgjëgjesinë kryesore duhet ta mbajnë të gjithë ata që kanë drejtuar e drejtojnë këtë shërbim e sidomos njeriu që e drejtoi këtë shërbim për 15 vite Alfred Kristuli. Dikush mund të mendojë se unë bëj përgjegjës ish “DP” sepse më liroi nga detyra e drejtuesit të shërbimit zjarrfikës të Gjirokastrës. Jo! Përkundrazi e kam për “nder” që u lirova nga drejtues të tillë të paligjshëm në detyrë, skutha e të pabesë, interesaxhinj, feudalë në mendime e veprime, sepse unë guxova të kundërshtoj, të mos pajtohem me paaftësinë, dhe paligjshmërinë e tyre, të kërkoj reformë në shërbimin zjarrfikës. Më vjen keq për mënyrën, mjerane, puçiste, hakmarrëse, të fshehtë dhe në paligjshmëri të plotë, që përdori Alfred Kristuli bashkë me kryetarin e Bashkisë Gjirokaster, për të hequr nga puna një Drejtues shërbimi zjarrfikës. Me vjen keq për këta Shtetarë që istitucionet e shtetit i kanë kthyer sikur janë në pronat e tyre dhe mund të bëjnë ç’të duan me njerëzit, dhe shërbimet. Më vjen keq për këta drejtues uzurpatorë që nuk i duan të aftët, specialistët, reformatorët, ata që kanë dhe shprehin mendimet kundër, por promovojnë njerëzit e tyre, të paaftët, servilët, puthadorasit, lëpirjarët, intrigantët , rrushfetxhinjtë, hajdutët, të pabesët, militantët injoranë‰t e të gjithë ata njerëz me vese siç janë edhe ata vetë. Rraca juaj promovon modelin e një drejtuesi fallco, që gjithë ditën rri me telefon në dorë dhe raporton për heroizmat e tij gjatë drejtimit të operacioneve për shuarjen e zjarreve në ferra, e kosha mbeturinash, sepse zjarreve  të vështira nuk u afrohet dhe as di të drejtojë, si dhe falenderon për “arritjet e mëdha ” të shërbimit zjarrfikës nën drejtimin “largpamës” të kryetarit të Bashkisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm. Ju promovoni rracën e drejtuesit servil dhe hipokrit, që frymëzimin për lëvdatat e falenderimet për JU që i keni emëruar në mënyrë të paligjshme e marrin te puna e mirë që kanë bërë në detyrën e “spiunit shpifës e intrigant” që i keni caktuar ju, detyrë që e përdorin me mjeshtëri si armë për të bërë karierë.

Më vjen keq që paligjshmëria juaj nuk ndëshkohet administrativisht nga organet eprore të varësisë në Ministri e Qeveri, por vazhdon teoria “ankohu sa të duash, asnjeri nuk të dëgjon!” Ke të drejtë, por s’të ndihmojmë dot”, “kështu funksionon këtu”. Ja disa pyetje që duan përgjigje nga Alfred Kristuli dhe ata që drejtojnë sot këtë shërbim: Pse uzurpove DP dhe e drejtove këtë institucion në paligjshmëri të plotë për 6 vjet rresht pa u emëruar nga Kryeministri ? Si munde të marrësh gradën madhore pa urdhër emërimi në detyrë ? Pse bëre emë‰rime, lirime, gradime në masë, në mënyrë të jashtëligjshme dhe jashtë kritereve?

Pse nuk dolën aktet nënligjore në zbatim të ligjit 152/2015 brënda 3 muajve, por u zvarritën për vite të tëra ? Pse projekt Vkm për gradat, pagat, shtesat në pagë u hartuan në kundërshtim me kodin e punës dhe sipas interesave të tua dhe jo të zjarrfikësve ? Pse nuk u krijua Qendra e Trajnimit të Zjarrfikës, por e zvarrite pafundësisht dhe në fund krijove një‰ Drejtori Trajnimesh që vetëm trajnime nuk di të bëjë dhe as ka për të bërë ndonjëherë? Pse nuk e do dhe e zvarrit akoma Reformën në shërbimin zjarrfikës nëpërmjet atyre që le pas dhe emërove së fundmi në paligjshmëri në DP? Pse organizove,  nxite dhe lejove blerjen e makinave zjarrfikse të vjetra, kalbësira me lekë nga buxheti i shtetit ? Pse nuk i inventarizove sipas ligjit dy foristradat e dhuruara nga TAP për stacionet zjarrfikëse  por i mbajte  dhe i përdore privatisht  për vete dhe miqtë e tu?

Pse përdore “gjuetinë e shtrigave” kundër atyre që kërkuan dhe kërkojnë reformim të këtij shërbimi ? Pse mashtrove dhe u paraqite si Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës bashkë me Drejtorin e zjarfikses bashkisë Tiranë, para zjarrfiksve dhe autoriteteve vendore në Gjirokastër kur ti kishe një muaj qe ishe liruar nga detyra? Si mundi miku jot Kryetar Bashkie që (udhëzimet e tua për istalimin e paligjshmërisë në shërbimin zjarrfikës të Gjirokastrës i zbatoi pikë më pikë) të presë me ceremoni zyrtare një “aventurier” që paraqitet si DPMZSH-së !

Veç mashtrimit pse i gënjeve zjarrfikësit e Gjirokastrës dhe u premtove ngritje pagash? (shif faqen zyrtare të Bashkisë, Prefekturës Gjirokastër, mediat lokale dt.10.11.2021). Sa keq !!  A do të ndëshkohet ndonjëherë paligjshmëria jote? Pse nuk zhbëhen nga Drejtoria e Përgjithshme, urdhërat e emrimit, lirimit gradimit të firmosura nga A Kristuli të vërtetuara tashmë si akte në pavlefshmëri, paligjshmëri, e në tejkalim kompetencash, ku kanë diskriminuar e prekur në profesion e pagë një sërë drejtuesish vendorë ? Kur do ta modernizoni shërbimin zjarrfikës? Kur do të marrin një pagë dinjitoze zjarrfikësit? Kur do hapet shkollla e përgatitjes profesionale e zjarrfikësve shqiptar? Kur do t’i kemi istruktoret dhe petagogët e parë të kësaj shkolle ? Kur do t’i ndryshoni Vkm për gradat, pagat, shtesat në pagë ? Kur do na ktheni përgjigje për ankesat që kemi bërë në adresë të kësaj Drejtorie? Kush ju mbron juve në paligjshmërinë tuaj? Nga kush vareni ju dhe a s’ju kërkon njeri llogari juve për punën, detyrën sa dhe si e kryeni? Si mund të vazhdoni të drejtoni këtë Drejtori pa ndryshuar mëndësinë dhe zhbërë paligjshmërinë. Këto pyetje nuk do të marrin përgjigje kurrë, por të paktën kërkojuni një falje të madhe të gjithë zjarrfiksave për gjëndjen e krijuar dhe në veçanti atyre që u kini bërë keq me paudhësitë tuaja! Unë dua të besoj se më në fund edhe Drejtuesit e Ministrisë të Brendshme do t’i dëgjojnë mendimet, sugjerimet, projektet tona Reformuese në interes të bërjes së një Shërbimi Zjarrfikës modern dhe me standarte, si dhe t’i marrin parasysh gjatë vendimarrjes së tyre!   SHPRESOJMË.!!