Kujdesi Paliativ në Korçë: Çdo vit 300 raste të reja me sëmundje malinje

349
Sigal

Ligji nr. 138/ 2014 u siguron shërbimin paliativ gjithë njerëzve që kanë nevojë

Në shkallë vendi, çdo vit 12,000 veta për kujdes paliativ, vetëm 1750 e marrin atë

Vepror Hasani

Gjatë këtij viti në Qendrën e Kujdesit Paliativ “Meri Poter” në Korçë, deri më tani janë shënuar 214 raste të reja malinje. Çdo vit, si rajon, shënohen rreth 300 raste të reja. Numri i sëmundjeve malinje prej vitesh po vjen në rritje. Ashtu si në vitet e kaluara edhe për këtë vit në krye të renditejes qendron kanceri i pulmonit (mushkrive) dhe pas tij kanceri i traktit gastrointestinal (traktit tretës). Raste më të pakta u shënuan te kanceri i gjirit fal sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit të pacientëve për t’u vetëkontrolluar dhe vetëkzaminuar dhe më pas për të kryer ekzaminime diagnostike të cilat diagnostikojnë në stade shumë të hershme këtë patologji. Sipas Qendrës së Kujdesit Paliativ Korçë, shtrirja e shërbimeve paliative në çdo pavion të spitaleve, në çdo qendër shëndetësore. dhe jo vetëm në qendrat e kujdesit plaitiv ose nga hospiset, është mëse e nevojshme, pasi në githë shtrirjen e vendit ka  të sëmurë me sëmundje të pashërueshme. Kujdesi paliativ është një kujdes ose një shërbim holistik që e trajton pacientin si një të tërë dhe jo vetëm pacientin por edhe familjaret e tyre sepse një sëmundje e pashërueshme prek apo afekton jo vetëm pacientin por gjithë familjen, ata që ofrojnë kujdes për të sëmurin. Për këtë arsye, kujdesi paliativ duhet të jetë në qendër të vëmendjes te çdo politike shëndetësore dhe te çdo profesionist të shëndetit.  Për më shumë po u referohemi burimeve pranë Qendrës ‘Meri Poter’

Trajnimet të nevojshme

Gjithashtu edhe trajnimet për profesionistët e shëndetit mbeten të nevojshme, sepse edhe mënyra  si thuhet diagnoza e një sëmundjeje është e rëndësishme për familjarët, për pacientin, për mjekët dhe infermierët që e japin këtë lajm të keq. Mungesa e informacionit si i duhet komunikuar diagnoza një të sëmuri të pashërueshëm, është e rëndësisë parësore. Njerëzit duhet të informohen pavarësisht nga lajmi i mirë apo i keq, pacienti nuk mund të gënjehet edhe kur familjarët kërkojnë që të sëmurit të mos i tregohet sëmundja që ka, sepse nëse ata nuk dinë asgjë për diagnozën dhe prognozën e tyre, ata nuk bëhen partnerë me mjekët dhe infermirët, vetë ata vuajnë nga dhimbjet dhe nga dhjetra probeleme të tjera, po kaq shumë vuajnë edhe familjarët duke dëgjuar  e parë njeriun e tyre që vuan dhe s’i japin dot ndihmë.  Ndaj sa më i informuar të jetë pacinti aq më ngushtë bashkëpunon me mjekt dhe me infermirët. Këto trajnime do të shtrihen në gjithë vendin.

Të sëmurët paliativ në gjithë vendin

 

Nga  një studim i vitit 2010, kryer nga shoqata kombëtare e Kujdesit Paliativ çdo vit numri i pacientëve me sëmundje malinje dhe sëmundje të tjera të pashërueshme shkonte në 12,000 veta.Gjithashtu, sipas të dhënave të mbledhura nga tri organizata dhe Shërbimi Onkologjik në banesë, në vitin 2009 në Tiranë vetëm 1750 kishin patur aksesin e këtij shërbimi dhe të medikamenteve të nevojshme për lehtësimin e vuajtjeve të tyre; pra vetëm 1/6 e pacienteve kishin pasur mundësinë të marrin shërbim, dhe kjo shifër i referohet vetëm pacientëve me sëmundje malinje, kurse pjesa tjetër në nevojë për kujdes paliativ nuk e kishte marrë këtë shërbim. Ccuditwrisht vijon të ndodhë kështu, edhe pse Shqipëria që nga viti 2014 ka në fuqi ligjin për kujdesin paliativ i cili siguron shërbimin për të gjithë njerëzit, por e vërteta është se deri më sot ka patur mjaft probleme në zbatimin e tij. E gjendur në këto rrethana Shoqata e Kujdesit Shëndetësor Familjar mori nismën të arrijë të vërë në zbatim ligjin 138 për Kujdesin Paliativ në Republikën e Shqipërisë, i miratuar nga Parlamenti Shqiptar  në vitin 2014, i cili siguron këtë shërbim për gjithë njerëzit që kanë nevojë.

Pandemia

Gjithashtu vështirësive të pandemisë, nuk i shpëtoi dot as Qendra e Kujdesit Paliativ “Meri Poter” në Korçë. pasi pjesa më e madhe e këtij shërbimi pacientëve u ofrohet në shtëpi, por të shkoje në banesat e pacienteve në kohën e pandemisë ishte shumë e vështirë: duheshin veshje speciale, marka speciale, mdikamente shtesë dhe pajisje shtesë për personelin. Ndaj për një farë kohe kohe e humbëm pacientin, kur dihet që në shërbimin paliativ duhet patur shumë kujdes sepse nëse nuk e takon pacientin, ti e humbet atë.  Të gjendur në këto kushte vumë në përdorim komunikimin onlajn me pacientët dhe familjaret e tyre, ndërsa këtë vit nisëm të punojmë si më parë duke u shkuar pacientëve në shtëpi për t’iu ofruar shërbimet e nevojshme, por edhe duke i marrë ata në Qendrën “Meri Poter” për marren e shërbimeve që ata duan.

“Meri Poter”

Qendra e Kujdesit Paliativ “Meri Poter në Korçë është e vetmja qendër ekselente në gjithë Shqipërinë për ofrimin e shërbimit paliativ dhe edukimin e personelit shëndetësor; një nga qendrat e para në Shqipër dhe e vetmja në rajonin juglindor të Shqipërisë. Kjo qendër ofron shërbime të specializuar për të gjithë pacientët.  “Meri Poter” në Korçë u rrit vit pas viti, sot ofron standarde të larta me të gjithë mjetet e nevojshme: laboratorë, salla kimio-terapie e gjithçka që nevojitet për t’u dhënë shërbimin e duhur pacientëve në fazat terminale. Qendra ndahet në tre departamente: Departamenti i Kujdesit në Shtëpi, Kujdesit në Hostes dhe Departamenti i Edukimit. Ka një staf prej 20 personash të kualifikuar dhe profesionistë. Shërbimi i Qendrës së Kujdesit Paliativ shtrihet në Korcë, Bilisht, Ersekë dhe Leskovik, ka ndihmuar edhe në organizimin e Kujdesit Paliativ në rrethet Elbasan, Vlorë etj. Organizata Botërore e Shëndetësisë  vendosi që e shtuna e dytë e çdo  tetori të jetë dita ndërkombëtare e hospisit dhe kujdesit paliativ, kjo më qëllim sensiblizimin e opinionit mbarëkombëtar për domosdoshmërinë e kujdesit paliativ duke patur parasysh nevojat që njerëzit kanë  kur përjetojnë sëmundje të pashërueshme kur ndodhen në faza terminale të tyre.