Gysi bënë tender 70 milion lekë për të larë WC-të e KESH-it, edhe pse shqiptarët paguajnë çmimin më të shtrenjtë në rajon. Ndërkohë, kompania e Shpresës “kullufit” 350 mln për ushqimet e Niko Peleshit. Nga ana tjetër edhe Chec-up, kërkon shtyrjen me 2 vite të PPP, duke mashtruar me bllokimin nga Covid
Për të realizuar këtë skenar vjedhjeje, Manastirliu ka hartuar dokumente e të dhëna zyrtare false, sikur “Check-up” është bllokuar dhe nuk është paguar për 2 vite, kur krejt emergjenca e “Covid 19” dhe masat bllokuese për popullatën zgjatën afro 7 muaj.
Megjithëse 3 koncesionet e Ilir Beqjes në shëndetësi janë nën hetim intensiv nga SPAK e për një prej tyre janë bërë arrestime, ministresha Ogerta Manstirliu, ka lënë gati për zbatim skenarin e zgjatjes së PPP-së së Check-up të Vilma Nushit.
Sipas informacionit, 3 javë para largimit nga detyra, Manastirliu ka dërguar në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO) pranë Ministrinë e Ekonomi-Financave, draft-kërkesën për të zgjatur me 2 vite kontratën koncesionare të kontrollit mjekësor sipas pamfleti. Në kërkesën e çuar nga Ogerta Manastirliu, thuhet se zgjatja e afatit të Check-up, duhet bërë në bazë të Pikës 3.1.1 të kontratës së datës 7 janar 2015 lidhur mes Ilir Beqjes e Vilma Nushit, ku përcaktohet se koncesioni zgjatet për aq kohë sa bllokohet nga qeveria ose për shkaqe natyrore.
Si argument, është përdorur bllokimi i “Check-up” në periudhën e “Covid 19” maj-korrik 2020, kur qeveria me Akt Normativ pezulloi bërjen e kontrollit mjekësor dhe pagesat për Vilma Nushin, duke e kaluar fondin 4.2 milionë Euro të asaj periudhe për ilaçe e pajisje anti-covid.
Por në skenarin e Ogerta Manastirliut për zgjatjen e kontratës së “Check-up”, ka dy mashtrime të cilat janë vjedhje fondesh shtetërore me letra false, që shkojnë te xhepat e Vilma Nishit, te Babloku e “ca dardha i ha” edhe Ogerta.
Mashtrimi i parë është ky: Megjithëse kontrolli mjekësor nuk u bë realisht për 3 muaj, pagesat për Vilma Nushin gjatë vitit 2020 janë bërë të plota nga ministria dhe Fondi i Kujdesit Shëndetësor në vlerën 13.2 milionë Euro me TVSH.
Mashtrimi i dytë është ky: “Check-up” është bllokuar vetëm 3 muaj për shkak të “Covid 19”, ndërsa ministresha Manastirliu ka vendosur dhe i ka kërkuar Ministrisë së Financave, që zgjatja të bëhet për 2 vite, me vlerë shtesë 26.4 milionë Euro mbi vlerën totale 132.2 milionë Euro.
Sipas ligjit për PPP-të dhe Pikës 3.1.1 të kontratës, koncesioni zgjatet për aq kohë sa është bllokuar e asnjë ditë më tepër, ndërsa Manastirliu ka kërkuar të zgjatet 2 vite, kur realisht nuk duhet zgjatur as 1 ditë, mbasi Vilma Nushi është paguar plotësisht.
Edhe ministresha e Financave, Delina Ibrahimaj, para largimit nga detyra i ka dhënë miratimin Agjencisë së Koncesioneve, për të trajtuar kërkesën e zgjatjesc së afatit të “Check-up”, duke ia lënë në dorë pasardhësit të saj Ervin Mete.
Për të realizuar këtë skenar vjedhjeje, Manastirliu ka hartuar dokumente e të dhëna zyrtare false, sikur “Check-up” është bllokuar dhe nuk është paguar për 2 vite, kur krejt emergjenca e “Covid 19” dhe masat bllokuese për popullatën zgjatën afro 7 muaj.
SPAK le ta marrë si indicie dhe ta hetojë këtë vjedhje me letra zyrtare false në vlerën 26.4 milionë Euro shtesë në favor të Vilma Nushit, që ministreshat Ogerta Manastirliu e Delina Ibrahimaj nuk do guxonin ta bënin.
Verdho harxhon 70 milionë për të larë WC-të e KESHIT
Bëhet fjalë për një tender që ka si objekt “Blerje artikuj higjeno-sanitare për KESH sh.a” me një rreth 70 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. SakaqKESH doli 12 miliardë lekë humbje për 6 muaj dhe Shqipëria është e dyta në rajon për çmimet më të shtrenjta të energjisë për familjarët
Ju kujtohet shprehja “Jepi Gysi”? Dikur e përdornim kur Ergys Verdho bënte namin duke vjedhur fondet e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Por duket se avazi i vjetër i tij po vazhdon fuqishëm edhe tek institucioni tjetër ku e kanë caktuar, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare.Ky Gysi i KESHIT jo vetëm që i bën paratë rrush e kumbulla por edhe tenderat i ka tepër të dyshimtë për nga mënyra e organizimit dhe shpalljes së fituesit. Në rastin konkret del se Gysi do harxhojë rreth 62 milionë lekë të vjetra me TVSH për të larë ËC-të e KESHIT.Bëhet fjalë për një tender që ka si objekt “Blerje artikuj higjeno-sanitare për KESH sh.a” me një fond limit prej 5,896,285 lekë të reja pa TVSH ose rreth 70 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Kjo procedurë mban numrin e referencës REF-76455-07-31-2023 sipas joq.Nëse shohim dokumentacionin e saj fillojnë edhe dyshimet për parregullsi. Vihet re se kanë marrë pjesë 5 kompani. Nga këto, 2 kompani kanë ofruar shifra më të ulëta sesa firma fituese ndërsa njëra prej tyre ka ofruar zero lekë.Kuptohet se kjo e fundit ka hyrë në garë sa për numër për të justifikuar faktin se gjoja ka patur konkurrencë. Nërkaq fituese është shpallur firma KALIA shpk në pronësi të Ali Kalia. Kjo kompani ka ofruar vlerën 5,249,210 lekë të vjetra pa TVSH ose rreth 62 milionë lekë të vjetra me TVSH.Kjo shifër është sa 90% e fondit limit. Pra Ergys Verdhos i janë dashur të shpenzojë plot 62 milionë lekë për të larë tualetet e KESHIT. Si duket punonjësit e tij bëjnë pis më shumë se ç’duhet, ndoshta për shkak të parave të tepërta të marra nën dorë nga tenderat e dyshimtë si ky i sotmi. Jepi Gysi!
12 miliardë lekë humbje për 6 muaj
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare e ka mbyllur 6-mujorin e parë të 2022 me 12 mld lekë humbje, në ndryshim nga plani i miratuar ku parashikohej fitim në masën 667.7 mln lekë. Kurse familjarët shqiptarë e kanë energjinë ndër më të shtrenjtat në rajon sipas Eurostat.