Kthyen lokalin në ‘laborator droge’, pranga dy personave

447
Sigal

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi kishin përshtatur një lokal të marrë qira për përpunimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë gati për shitje në treg.

Në pranga kanë rënë J. H., 38 vjeç dhe K. Z., 24 vjeç, të dy banues në Karakullak, Bradashesh ndërsa lokali ishte marrë me qira nga K.Z., në rrugën dytësore Elbasan-Bradashesh.

Policia sekuestroi 30 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe 3 peshore elektronike të cilat shërbenin për peshimin dhe ndarjen e dozave të kokainës.

Tashmë vijon aksioni për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aksion.

“Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve“, e kryer në bashkëpunim”, njofton policia.