Kthjellime dhe vranësira, në disa zona priten reshje të izoluara shiu dhe dëbore

28

Do të vijojnë masat ajrore të qëndrueshme ndikimin e tyre në Shqipëri duke sjellë përmirësim të ndjeshëm të situatës së kushteve atmosferike. Për pasojë moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta ndërsa vranësira më të shpeshta priten në zonat jugore duke gjeneruar reshje të izoluara shiu e dëbore.Parashikohet që gjatë natës të ketë grumbullim të vranësirave në të gjithë vendin duke rrezikuar reshje të përkohshme shiu e dëbore. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit por edhe mesdita do të sjellë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 16°C.Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht verior duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri në 3 – 4 ballë.

Sigal