Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e mërkurë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale me diell.
Vranësirat do shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave duke nisur që nga orët e para të 24-orëshit.
Nga orët e pasdites deri ato të mbrëmjes reshjet mbeten të përqendruara në zonën e verilindjes dhe më pas kemi ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin.
Lokalisht reshjet në kohë afatshkurtër do të jenë në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me breshër e shkarkesa elektrike.
Era do të jetë me drejtim verilindje – veriperëndim 1-10m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje dhe hera herës intensive deri në 15-22m/s. Valëzimi i forcës në det do jetë 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 20/32 Re shi/diell
Kukës 17/28 Re shi/diell
Lezhë 19/31 Re shi/diell
Dibër 15/27 Re shi/diell
Durrës 21/31 Re shi/diell
Tiranë 12/32 Re shi/diell
Elbasan 19/32 Re shi/diell
Berat 18/34 Re shi/diell
Vlorë 20/30 Re shi/diell
Korçë 16/27 Re shi/diell
Gjirokastër 17/30 Re shi/diell
Sarandë 18/30 Re shi/diell.