Kthjellime dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

22
Sigal

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite dhe të larta transparente.

Era do të jetë më dominuese nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 10-28 km/h.

Tmperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 20 °C,

në vendet e ulëta: 9 / 23 °C,

në vendet malore: 7 / 21 °C.