Kthjellime dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot

104
Sigal

Java nis me mbizotërim të motit të kthjellët në pothuajse gjithë vendin, ku kalime të pakta të vranësirave pritet të ketë në zonat e thella malore.

Parashikohet që pas mesdite dhe në vijim vranësirat e lehta të shfaqen përkohësisht në pothuajse gjithë territorin, por nuk do të mund të sjellin reshje.

Ndërsa një pjesë e mirë e bregdetit do të mbetet me kthjellime.Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 21°C.