Sigal

Ka kaluar një muaj që prej nisjes së protestës së studentëve, e cila si nxitje fillestare pati tarifat shtesë për provimet e mbartura. Faktori ekonomik është më shqetësuesi për studentët, të cilët prej të ardhurave të pakta, shkollimin e shohin si një sfidë të vështirë për ta përmbyllur.

Kryetari i Studentëve në Senatin Akademik të UT, Kristian Kina, ka denoncuar një tjetër taksë që prek drejtëpërdrejtë xhepat e studentëve dhe nxënësve.

Qeveria ka vendosur një taksë 6% për furnizimin e librave të çdo lloji.

“Nderkohe qe prej 1 muaji studentet protestojne per te drejtat e tyre, qe te lehtesohen nga tarifat e larta qe paguajne per arsimimin e tyre, qeveria cfare ben?

Vendos takse tjeter, qe te rrise akoma me shume tarifat studentore. 
Vendos TVSH edhe per librat shkollore …

Nje arsye akoma me shume per te protestuar ne date 7 Janar, perpara Kryeministrise!”, shkruan Kina.