“Kryetari i Bashkisë po ruan arat e hashashit, policia i shkon nga pas”, banori në Krujë: Rama si Ali Baba me 40 hajdutë

191
Sigal

Protesta e banorëve në Krujë, për mungesën e ujit të pijshëm ka shkuar deri në revoltimin e baorëve të cilët siç janë shprehur, kanë më shumë se një javë që nuk furnziohen me ujë të pijshëm. Së fundmi, uji I pijshëm ka helmuar mbi 600 persona të cilët kanë shfaqur simptoma të shumta.

Mes banorëve të revoltuar, njëri prej tyre bëri një deklaratë shumë të fortë përsa I përket kryetarit të Bashkisë, Artur Bushit, për të cilin tha se ishte duke ruajtur arat e hashashit dhe se policia I shkonte nga mbrapa në këtë mision.

Ndër të tjera, ai kërkoi edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama nëse nuk do arrinte të zgjidhte problemin për furnzimin me ujë të pijshëm.

Banori në Krujë protestë për mungesën e ujit:

“Dje Kryeministri, Ali Baba me 40 hajdutët mbështolli hajdutët e vegjël. Kryetari I Bashkisë ka 2 vite që nuk vjen më se ruan arrat e hashashit. Edhe policia pas atyre. Edi Rama nëse do të vijë në mend, o të na sjellë ujin o të thyejë zdërvekun, të rrëzojë qeverinë. Të vendosë nja dy fije mend edhe pse nuk ka pas ndonjë herë. Duam ujë ose do plasin protesta ku nuk do dijë ku të shkojë. Poshtë qeveria dhe poshtë Edi Rama.