Kryeministri Edi Rama nderohet me titullin ‘Qytetar Nderi’ në Kalabri: Kultura arbëreshe, gur i çmuar i traditës, historia është e një pjesë të lirisë së Shqipërisë

100
Sigal

Kryeministri Edi Rama është shpallur ‘Qytetar Nderi’ në komunën Vaçarizzo Albanese në Kalabri. I shoqëruar nga kryebashkiakët e Durrësit dhe Shkodrës, Emiriana Sako e Benet Beci, si dhe bashkëshortja Linda Rama me djalin Zaho, Rama mori titullin. Gjatë fjalës së tij, kryeministri u shpreh se kultura arbëreshe është një gur i çmuar i historisë dhe traditës shqiptare. Po ashtu Rama tha se në komunën e Vaçarizzo Albanese është historia e një pjesë të lirisë së Shqipërisë.

“Fillimisht dua të falënderoj kryekomunarin për këtë gjest miqësie dhe që më dhanë këtë nder që unë dua të them se nuk e meritoj, por që më bëhet shumë qejfi. Në këtë territor është historia e një pjesë të lirisë së Shqipërisë dhe dua të falënderoj gjithë shqiptarët që ikën edhe nga regjimi monist dhe erdhën këtu. Jam krenar për të gjithë dhe i dërgoj një falënderim vëllazëror. Nga ana tjetër them edhe në emër të kryetarëve të Bashkisë Vlorë, Durrës dhe Shkodër një falenderim të madh për të forcuar lidhjen vëllazërore dhe lidhur partneritet”, tha Rama.

Por, pse Rama mori këtë titull pikërisht në komunën e Vaçarizzo Albanese në Kalabri? 

Në Italinë e Jugut, nga trevat e Abruzzos e deri në skaj të Kalabrisë e në Sicili gjenden një numër i madh shqiptarësh të cilët emigruan atëherë kur Arbëria ra në pushtimin e turkut. Për t`i shpëtuar pushtimit të egër osman ata u detyruan të lënë trojet e tyre e të emigrojnë në drejtim të brigjeve italiane. Sipas studimeve mendohet që kontaktet e para mes dy popujve të kenë qenë në kohën e Aleksandrit Molos, mbretit të Epirit, i cili mbërriti në Itali në 331 p.k me synim pushtimin e saj. Synimi për të krijuar një mbretëri të madhe epirite në perëndim e vazhdoi në 280 p.k Pirro i Epirit. Midis viteve 1468-1471 sipas dokumenteve ka pasur shpërngulje të shqiptarëve drejt Molisës si dhe Kapitanasë, në Puglia, San Demetrio, Machia, San Kosmo, disa feude të San Severinos etj. Një dyndje tjetër e arbëreshëve në Itali qe pas rënies së Krujës 1478 dhe Shkodrës 1479.