Kryemadhi: Prej sot, botës do t’i mungojë kontributi i Madeleine Albright!

187
Sigal

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar me një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gruas së parë Sekretare e Shtetit në SHBA, Madeleine Albright.

‘Botës prej sot do t’i mungojë kontributi i Madeleine Albright, gruaja e parë Sekretare e Shtetit në SHBA, mike e madhe e Shqiptarëve dhe model i forcës së gruas në drejtim’, shkruan Kryemadhi në Facebook.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Botës prej sot do t’i mungojë kontributi i Madeleine Albright, gruaja e parë Sekretare e Shtetit në SHBA, mike e madhe e Shqiptarëve dhe model i forcës së gruas në drejtim.

Emri i saj ka një vend të veçantë në historinë e marrëdhënieve mes dy popujve tanë, duke kulmuar me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, për të cilin kombi shqiptar do ti jetë përjetë mirënjohës.

Impakti i fenomenit Albright do të vazhdojë si deri më sot, të frymëzojë gjenerata liderësh që ngrihen mbi vlera dhe parime.