Kryemadhi: Kompanitë që kanë bërë evazion iu janë shitur pensionistëve për të humbur gjurmët

48
Sigal

Në pamje të jashtme këto kompani janë në rregull. Në system financiar në sistemin e letrave hyrje-dalje këto janë në rregull por levizje malli në qarkullim këto nuk kanë. E çfarë kanë bërë këta? Për të mbuluar gjurmët këto kompani të gjitha i kanë shitur në të dytë. Lumi 6 ka shitur kompaninë prej 7 milionë dollarësh xhiro dy pensionistëve, Thanas Canit dhe Haxhire Gurakuqit më fal që iu përmend emrat. Njëri është 94 vjeç tjetra është 95 vjeç. Të cilët në 2019 kanë blerë kompani të cilat kanë bërë evazion fiskal, kanë lëshuar fatura për inceneratorët. Pse është bërë kjo? Kjo është bërë që nëser. Kanë lëshuar fatura për beton, asfalt, godina ndërtimi, lëvizje dherash. Këto janë të pamatshme. Ti lëvizjen e dherave dhe betonin nuk e mat dot në punë voluminoze sepse ose duhet ta kontrollosh çdo moment. Ky çifti pensionistëve 94 dhe 95 vjeç kanë blerë tre biznese të cilat kushtojnë 30 milionë dollarë. Pse ndodh kjo lloj skeme? Sepse nëpërmjet kësaj lloj skeme ata mundohen të fshehin gjurmët. Duke ja shitur dy pensionistëve që janë 94-95 vjeç ku do t’i gjejnë, ku janë?