Kryemadhi: Kam qindra fatura për SPAK-un, Rama ka vjedhur 189 milionë dollarë

134
Sigal

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka dalë sërish ditën e sotme në një deklaratë për mediat, lidhur me aferën e inceneratorëve.

Kryemadhi i ka bërë thirrje drejtësisë që të zbardhë çështjen, ndërsa shtoi se do të vijojnë të dërgojnë në SPAK dokumente të tjera që vërtetojnë këtë aferë.

Më tej ajo u është drejtuar kompanive të inceneratorëve, duke u thënë se fushëbeteja e tyre është në SPAK.

Monika Kryemadhi: Dezinformacione, mashtrime dhe shërbime në kuadër paniku që zyra e shtypit  të Ramës është future në sulm për të çorientuar objektivin kryesor të zbardhjes së çështjes së inceneratorëve, për të nxitur sistemin e drejtësisë për të frenuar skemën korruptive.

Rama gënjeu në komisionin hetimor, megjithatë sapo u njoha me një deklaratë të një prej kompanive të inceneratorëve që ka përfituar mbi 100 milionë dollar nga buxheti i shtetit, dhe qenkan të shqetësuar se nuk qenka e vërtetë… kjo është një histori që SPAK do e zbardhë, nuk ju jap dot faturat deri sa të dorëzoj totalisht me qindra mijëra fatura në SPAK. Po u nxjerr vetëm një nga faturat e një kompanie… që vlerat shkojnë 220 milionë lekë, 89 milionë lekë…

Janë fatura të hedhura në sistemin fiskal. Ndaj të nderuar inceneratorist, që merrni frymëzim nga Rama, fusha e beteja jonë është SPAK, ne jemi në SPAK, do të vazhdojmë të dorëzojmë dokumente, SPAK të tregojë se është albit në drejtësi, Edi Rama nuk mund të vjedhë 189 milionë dollarë me fatura!

Të marra nga buxheti i shtetit dhe të fusë në xhepat e tij dhe për të blerë çdo gjë që i duhet për të larguar vëmendjen nga korrupsionin. Po të kishte drejtësi, Rama do ishte me Bllakon tani