Kryebashkiaku Ndue Gegë Kola ndryshon qytetin e Rrëshenit

1076
Sigal

Në gjysmën e mandatit të parë janë mbyllur një sërë problemesh që shqetësonin banorët që prej 20 vjetësh

Askush nuk duhet të mohojë apo ta lërë në harresë madje, as nga kundërshtarët politik të gjithë punën dhe ndryshimet që është bërë në Bashkinë Rrëshen. Kryetari i Bashkisë Rrëshen i PS-së, z. Ndue Gegë Kola, ndryshe nga paraardhësit e 20 viteve të shkuara është banor i lindur në Rrëshen dhe është kjo arsyeja që i ka dhënë vullnetin, që në gjysmën e mandatit të tij të parë ka mbyllur një sërë detyrash dhe objektivash të domosdoshme të premtuara në fushatë në interes të banorëve të Rrëshenit, të cilët jo vetëm që nuk do i harrojnë, por do jenë mirënjohës ndaj tij, pasi në çdo hap që hedhin, shkojnë puna e bërë. Shumë qytetarë të Rrëshenit kujtojnë ato ditë të para të fillimit të detyrës së qytetarit të tyre Ndue Gega në krye të Bashkisë Rrëshen kur pa limit kohe me dhjetëra kamione që fadromat i mbushnin me tonelata mbetjesh dhe inertesh nga pastrimi i qytetit të akumuluar ndër vite i transportonin për jashtë qytetit duke i sjellë një pastërti që mbahet dhe sot dhe nga vetë qytetarët.

Ndryshimi

Kanë kaluar 2 vjet nga ajo kohë dhe qytetarët e ndjejnë se Rrësheni ka ndryshuar, jo vetëm me shtimin e sipërfaqeve të gjelbra, me ndërtimin e disa lulishteve të reja duke shfrytëzuar hapësira të lëna bosh që përdoreshin për grumbullime mbeturinash dhe parkingje nga të ardhurit jashtë Rrëshenit. Sot në Rrëshen ka disa lulishte të bëra enkas e të pajisur me stola dhe ndriçim që shtrihen në tërë qytetin e që shfrytëzohen pasditeve nga qytetarët, sidomos të rinjtë dhe pensionistët. Në një hark kohorë të shkurtër në tërë qytetin janë mbjellë rreth 650 pemë dhe shkurre dekorative që kanë filluar të japin vlerën e tyre në pastrimin e ajrit. Dhe për të eliminuar disa dukuri dhe për t’i dhënë pamje Rrëshenit si një qytet me vlerë, Kryebashkiaku ka mundësuar të siguroj fonde dhe ka realizuar suvatimin dhe lyerjen e disa fasadave të banesave shumëkatëshe të qytetarëve, por dhe të disa institucioneve që e rrethojnë sheshin “Abat Doçi” të qytetit. Ai në të gjithë Rrëshenin, në trotuaret e saj ka vënë kosha. Të gjitha këto ndryshime shihen nga kundërshtarët politik me skepticizëm, sepse ai ka bërë atë që paraardhësit e tij bujtës nuk i kanë dhënë për 20 vjet këtij qyteti.

Infrastruktura

Në mes të mandatit të vet, koha që i ka mbetur ka menduar që të kalojë në një fushë tjetër, në atë të infrastrukturës rrugore të qytetit në mënyrë periodike, e duke qenë banor i lindur i Rrëshenit, ka zgjedhur që të bëjë rikonstruksionin e rrugës që mbante problem jo pak të rrezikshme për qytetarët, rrugë, e cila mbante pemët e hershme të mbjella në tërë gjatësinë e saj, ku rritja e rrënjëve kishte sjellë deformimin e tërë sipërfaqes së trotuareve dhe trashësia e degëve bllokonte çdo ditë rrezet e diellit, çka bënte që në tërë kohën e dimrit kjo rrugë mbante lagështirë dhe në temperaturat e ulëta kthehej në akullnajë që shpesh bëhej pre e rrezikshmërisë së banorëve. Rikonstruksioni i rrugës në fjalë është kryer brenda 60 ditëve dhe në zbatim të plotë të projektit me dy korsi dhe me një asfalt të cilësisë së lartë, ku në dy anët e kësaj rruge ka trotuar të ndërtuar rishtazi të veshur me pllaka kolor, ku në të janë mbjellë pemë të reja në tërë gjatësinë e rrugës e ndarë në dy pjesë dhe e pajisur me sistem ndriçimi. Kjo rrugë jo vetëm që ka disiplinuar lëvizjen e automjeteve dhe qëndrimin e pa nevojshëm të tyre, siç ndodhte shpesh dhe ka rregulluar grafikun në hyrje dhe në dalje të kësaj rrugë, por ka eliminuar dhe rreziqet e mundshme, akullnajat dhe rrëshqitjet e kalimtarëve nga ngricat në dimër dhe u ka bërë një shërbim të madh apartamenteve që tani në çdo kohë rrihen nga rrezet e diellit. Në fillimin e rikonstruksionit të kësaj rruge N/prefekti i Mirditës në ikje është shprehur dhe bënte fajtor Kryebashkiakun si autor dhe aktor që në mënyrë të paligjshme e të vijueshëm që prej një viti dëmton mjedisin në Rrëshen. Por pas mbarimit të kësaj rruge ky politikan nuk ka dhënë asnjë reagim tjetër.

Investimet…nga buxheti i bashkisë

Sipas pohimit të Kryetarit të Bashkisë Rrëshen të gjitha këto investime janë bërë nga buxheti i bashkisë, ku me këmbënguljen e administratës së saj ka arritur të mbledhë taksat e biznesit që operojnë në qytet, duke eliminuar të gjitha ato vështirësi dhe veprime dashakeqëse të qeverisë së Sali Berishës, i cili na ka hequr nga buxheti i bashkisë padrejtësisht  80 milion lek për energjinë e pa paguar të ujësjellësit të qytetit, i cili nuk ishte në organikën e Bashkisë Rrëshen, por pjesë e qeverisë.