Kryebashkiaku Erion Veliaj: Faleminderit Kostas Bakoyannis për ndriçimin kuqezi të Athinës për festën e Pavarësisë së Shqipërisë!

260
Sigal

 

Këtë vit  festat e Pavarësisë së Shqipërisë dhe e Çlirimit të vendit, u festua jo vetëm në vend, por edhe në Diasporë, sikur ndodhi edhe në Melburnin e largët, në Australi ku u ngrit flamuri kuq e zi. Ajo që ra në sy këtë vit ishte edhe  ndriçimi i sheshit “Omonia” nga Bashkia  në Athinë, gjë që ndodh për herë të parë. Për këtë Kryebashkiaku Veliaj u shpreh:

“Faleminderit mikut të mirë,  Kostas Bakoyannis  për ndriçimin kuqezi të Athinës për festën e Pavarësisë së Shqipërisë!  E çmojmë shumë respektin për mijëra shqiptarë punëtorë të palodhur, që kontribuojnë çdo ditë për ta bërë Athinën një qytet më të begatë.”