Kryebashkiakja e Durrësit Sako aktivitet në burgun e qytetit, festë dhe dhurata për fëmijët e prindërve që vuajnë dënimin

104
Sigal

Një aktivitet argëtues për fëmijët e prindërve që vuajnë dënimin në burgun e Durrësit u mbajt sot në ambientet e këtij institucioni.

E pranishme në këtë aktivitet ishte kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, e cila së bashku me drejtorin e institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Ervis Dedej dhe drejtorin e përgjithshëm të burgjeve Admir Abrija, veç mesazheve të urimit për festat e fundvitit, u shpërndanë këtyre fëmijëve edhe dhuratat me këtë rast.