Krimi në Këlcyrë – Ish-komandoja asnjë pendesë për vrasjen e fqinjit: Ia bëra mirë

509
Gjykata e Përmetit vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-komandon, Alban Voda, i cili i preu me thikë kokën fqinjit të tij, Nesim Hoxha.

Para togave të zeza, ai nuk ka shfaqur asnjë pendesë për krimin e kryer.

“Bëra mirë që e vrava! Se mos është akoma gjallë?!”

Autori i vrasjes makabre të bashkëfshatarit 66-vjeçar gjatë marrjes në pyetje në komisariatin e Përmetit ka shfaqur probleme të theksuara të shëndetit mendor.

Burime në këtë polici konfirmuan për Ora News se ish-komandoja i Forcave të Armatosura që kishte shërbyer edhe në dy misione në Irak e Afganistan ka dhënë dëshmi jonormale, ndërsa ka thënë se e ka vrarë fqinjin e tij pasi kishte frikë mos e mbyste me një kokërr ulliri.

Dëshmi kjo që ka ngritur pikëpyetje për gjendjen mendore të 30 –vjeçarit, Alban Voda, ndaj do t’i nënshtrohet një kontrolli psikiatrik për të përcaktuar shkallën e përgjegjshmërisë.
Sigal