Krimi në Durrës, babai i Manjola Cukut: Shkaku i sherrit ka qenë vëllai i dhëndrit, donte shtëpinë

364
Sigal

Detaje të reja zbardhen për krimin brenda familjes në Xhafzotaj të Durrësit ku Lulzim Cuku vrau bashkëshorten e tij Manjola Cuku në mënyrë makabre.

Babai i viktimës, Kadri Lika ka thënë se ngjarja sherri mes vajzës së tij dhe Lulzim Cukut kishte ndodhur prej vëllait të këtij të fundit.

Vëllai i Cukut kërkonte të shpërngulej nga Dibra në Xhafzotaj për shkak të shkollimit të fëmijëve dhe punës së bashkëshortes si rrobaqepëse.

Ndërkohë Manjola Cuku refuzonte të linte shtëpinë, kurse vëllai nxiste Lulëzim Cukun duke i thënë ta merrte në Greqi si dhe duke shpikur edhe gënjeshtra për të, si ka një të dashur në Xhafzotaj apo është vend i keq.

Kjo ka çuar më pas në një konflikt prej kohësh, derisa më 1 shkurt Lulzim Cuku zgjodhi të vrasë me thikë në mesnatë bashkëshorten e tij nën praninë e tre fëmijëve te tyre në shtëpi.

”Ai ishte çun i mirë, punonte, e kam njohur në Greqi. Më pas erdhi njëherë në shtëpinë time, i pëlqeu goca ime që atëhere sapo kishte mbaruar shkollën 9- vjeçare. Kishin domethënë 12 vite diferencë bashkë. Ranë dakort, ndejtën 3 vite fejesë. Bënë dasmën. Rrinte tek i vëllai në Peshkopi se nuk kishte në shtëpi. Më pas 8 vite vajza ndejti në shtëpinë time. Ky punonte në Greqi se nuk kishte shtëpi të vetën. Më pas mori shtëpi në Durrës, ishte e vjetër, e prishi të vjetrën, bëri të re. Prej 4 vitesh goca ime jetonte në Durrës. Ky e bëri shtëpinë që mos kthehej më në Greqi.

Goca punonte parukeri në katin e parë të shtëpisë. Ky vazhdonte të punonte në Greqi se thoshte unë s’mund të punoj këtu se jam mësuar me shumë para. Do të hapte klub këtu por vazhdoi aty. Unë i thashë që ke kohë që je larg familjes, kur do e shijosh jetën me familjen. Shkaku i krimit ka qenë vëllai i vet që qëndron në Peshkopi. I erdhën dy fëmijët me shkollë në Durrës me qera, dhe se si ja mbushi mendjen të vëllait hajde se po rri unë nja 4-5 vite në shtëpinë tëndë. Gruaja e saj ishte rrobaqepëse, dhe thoshte që parukerinë do e bënte rrobaqepësi. Goca ime i tha jo.

Tani vëllai i tij i thoshte që ore mos ka ndonjë këtej kjo që nuk të vjen mbrapa ty. Nejse ramë dakort, i thashë gocës do shkosh në Greqi. Ramë dakort, le të mbarojnë kalamajtë shkollën dhe i thashë dhëndrit duan kohë letrat. Se unë e di si bëhet bashkimi familjar në Greqi, do e pakta një vit. Më thoshte do i lë në mes shkollën, se shkollën fëmijëve ja marr me lek. Këto dy muaj vajza më ka thënë që kishte probleme, dhe madje ka tentuar para vitit të ri ta theri me thikë por ishte vajza e madhe që e ndali”- tha Kadri Lika