Një krim brenda familjes ka tronditur kryeqytetin paraditen e të mërkurës në zonën e Paskuqanit. Dyshohet paraprakisht se ish-dhëndri ka qëlluar me armë zjarri në familjen e ish-gruas së tij.Mësohet se nga të shtënat, dy persona dyshohet të kenë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe pritet një njoftim zyrtar.






















