Kreu i shoqatës së të verbërve: I besojmë vetëm Presidentit. Qeveria nuk ka bërë asgjë për ne

71

Kryetari i shoqatës “Shpresë kundër verbërisë”, Artur Puka thotë se qeveria “Rama” dhe institucionet e tjera në varësi të saj, nuk kanë realizuar asnjë premtim për të verbrit.

Në një intervistë për TV1 Channel, Puka shton se i vetmi institucion që ka qenë i gatshëm për t’i ndihmuar është Presidenti i Republikës.

“Kam bërë kërkesë, ftesë, letra të kryeministri, te kryetarët e partive, kryetari i Kuvendit dhe nuk kam marrë asnjëherë përgjigje. Kam bërë një kërkesë me shkrim drejtuar Z. Ilir Meta dhe ai më është përgjigjur pozitivisht. Më datën 15 ka qenë Dita Botërore e Shkopit të Bardhë dhe kam pasur një festë nga Presidenti i Republikës, Z. Ilir Meta. I jam shumë mirënjohës dhe kam shpresë te Presidenti”, tha Artur Puka.