Kreu i Bashkisë të Kukësit godet me karrige paditësin

374
Sigal

Kreu i Bashkisë Kukës, Hasan Halilaj godet me karrige paditësin Muhamet Dalaci. Ngjarja e paprecedentë ka ndodhur në zyrën e gjyqtares Rezarta Balliu. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se Kryebashkiaku gjatë seancës gjyqësore, pasi ka dëgjuar pretendimet e Dalacit ka goditur në nxehje e sipër këtë të fundit duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Pasi është shoqëruar në spital, ku ka marrë mjekimet e para, Dalaci ka bërë denoncimin në Komisariatin numër 2 në kryeqytet. Mësohet se, shtetasi Muhamet Dalaci ka paditur Bashkinë Kukës Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Financave për mbrojtje të pronësisë intelektuale.