Goditet banda në Tiranë, vodhën 30 makina luksoze

540
Sigal

TIRANË/ Operacioni “Evo-2” dokumenton datat kur kanë ndodhur ngjarjet, targat e automjeteve dhe lagjet

Goditet një grup kriminal që kryente vjedhjen e automjeteve luksoze dhe të aksesorëve të tyre në kryeqytet, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për dokumentim të veprave të tjera kriminale edhe në rrethe. Strukturat e Hetimit të krimit të Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë, pas një hetimi intensiv prej një periudhe disa mujore në bashkëpunim me komisariatet e Policisë Nr.2 dhe Nr.5 në Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të Operacionit Policor të koduar “Evo – 2 ” duke bërë ndalimin e shtetasit Saimir Rustem Mara, 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Bërxull Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim Shkëlqim Sabah Tupi, 31 vjeç, lindur dhe banues në Krujë.

Hetimi

Nga hetimi i deritanishëm nga strukturat e hetimit të krimit, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kohë e periudha të ndryshme kanë kryer një sërë vjedhjesh të automjeteve luksoze në Tiranë, të tipeve të ndryshme, të cilët pasi kryenin vjedhjet bënin edhe çmontimin e tyre me qëllim më pas shitjen. Falë një hetimi intensiv dhe të gjithanshëm përmes komisariateve të policisë, është bërë e mundur dokumentimi ligjor në 30 vjedhje të automjeteve luksoze, ku autorët e dyshuar në bashkëpunim me njëri -tjetrin ruanin në fshehtësi, mjetet e ndezura të harruara nga drejtuesit e tyre, duke realizuar vjedhjen në harkun kohor të dy minutave. Vazhdojnë hetimet lidhur me dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal të personave të lartpërmendur, pasi dyshohen të jenë dhe autor të shumë vjedhjeve të tjera kriminale të vjedhjes së mjeteve luksoze dhe aksesoreve të tyre të ndodhura në qytetin e Tiranës si dhe në rrethe të ndryshme të vendit. Materialet proceduriale në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 134/2 dhe 287/1 të Kodit Penal.

_____________________________________________________________________________________

VJEDHJET, TARGAT E MAKINAVE DHE LAGJET

Dokumentohet implikimi i tyre në vjedhjet :

–  Më datë 16 shtator 2012, në rrugën “Reshit Çollaku”, është vjedhur  automjeti tip “Mercedez Benz S” 320, me ngjyrë të zezë, me targa AA 592 CP,

–  Më datë 30 gusht 2012, në rrugën “Lule Bore” janë vjedhur aksesorët e automjetit tip “Rexhina”, me targa TR 3966 N,

–  Më datë 26 gusht 2012, në rrugën “Komuna e Parisit” janë vjedhur disa navigator të shumë  automjeteve të tipeve “Mercedez Benz”,

 – Më datë 19 gusht 2012, në rrugën “Kavajës” janë vjedhur aksesorët e automjetit tip “Mercedes Benz”, me targa  AA 585 DI,

– Më datë 03.09.2012, në rrugën “Medar Shtylla” janë vjedhur aksesorët e automjetit tip “Mercedes Benz” ,me targa  AA 577 DT,

–  Më datë 05.09.2012, në Kamëz është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të një shtetasi.

_____________________________________________________________________________________

AUTOMJETET DHE AKSESORËT E SEKUESTRUARA

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan ;

–  Automjet tip “Mercedez -Benz” 320 Rexhina, me ngjyre vishnje, pa targa.

– Automjet tip “Mercedez – Benz” 320 CLK, me ngjyrë të zezë, pa targa.

–  25 shasi automjetesh tip “Mercedez – Benz” të prodhimeve të ndryshme.

–  20 cope motorra automjeti tip “Mercedez – Benz” të prodhimeve 2003 – 2008.

–  14 cope centralino për automjet tip “Mercedez – Benz”

–  14 cope paketa elektronike ABS për automjet tip “Mercedez – Benz”

–  1 pakete elektronike airbeg për automjet tip “Mercedez – Benz”

–  8 cope navigatorë për automjet tip “Mercedez – Benz”

–  4 cope celësa kuadri të automjeteve tip “Mercedez – Benz”

–  1 timon për automjet tip “Mercedez – Benz”

–  4 airbeg timoni për automjet tip “Mercedez – Benz”

–  1 kroskot automjeti tip “Mercedes-Benz”.

–  6 pale targa shqiptare dhe 1 pale targa italiane.

–  62 cope dokumente te ndryshme automjetesh

–  Aksesore të ndryshme si, sensorë, parakolpe,tapiceri etj., për automjet tip “Mercedez – Benz”.